Trepça ’89 1-2 Prishtina, golat dhe rastet nga kjo ndeshje

Skuadra e Prishtinës ka vazhduar me formën e lartë, duke regjistruar sot ndeshjen e 16-të radhazi pa humbje në të gjitha garat.

Në ndeshjen e javës së 22-të në Superligën e Kosovës, Prishtina sot shënoi fitore në udhëtim te Trepça ’89.

Ndeshja e zhvilluar sot në “Riza Lushta” përfundoi me rezultatin 1-2. Lumbardh Dellova dhe Leonit Abazi shënuan golat e fitores për kryeqytetasit, teksa golin e vetëm për mitrovicasit e shënoi Arbnor Muja.

Me një ndeshje më shumë, Prishtina tani renditet e dyta me 44 pikë, aq sa ka edhe Drita një pozitë më poshtë. “Intelektualët” nesër (e diel) takohen me Besën.

Ndërkaq, Trepça ’89 mbetet me 28 pikë dhe renditet e pesta në tabelë.

https://fb.watch/3WbWZAhVTN/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *