Trepça 89′ – Dukagjini, përfundojnë edhe vazhdimet, penalltit do të vendosin fatin e skuadrës e cila do të jetë pjesë e Superligës vitin e ardhshëm

Kan përfunduar edhe vazhdimet e ndeshjes së barazhit për inkuadrim në Superligën e Kosovës ndërmjet Trepçës 89’ dhe Dukagjinit.

Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Idrizi arriti të kalojë në epërsi me golin e Shalës në minutën e 30’të.

Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku ka arrituar që të barazoi rezultatin në minutën e 52’të, me golin e Labinot Osmanit.

Skuadrat do të gjuajnë penalltit për të përcaktuar fatin e skuadrës e cila do të marrë pjesë në Superligën e Kosovës vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *