Reali i Madridi mposhti 4-2 Almerian me tregolësh të Karim Benzemazë. Fituesi i Topit të Artë 2022 u bë golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e La Ligës.
Sulmuesi francez arriti shifrën e 236 golave (në 436 ndeshje) dhe parakaloi meksikanin Hugo Sánchez, i cili ishte ndalur në shifrën 234.
Përpara francezit është Telmo Zarra (254 gola në 277 ndeshje), Cristiano Ronaldo (311 në 292 ndeshje) dhe Lionel Messi (474 në 520 ndeshje).