Sot zhvillohen tri ndeshjet e radhës në Superligën e Kosovës.
Ballkani do të përballet me skuadrën e Malishevës në Suharekë.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja, vjen në këtë takim pas një fitore historike në ndeshjen e Conference League, ndaj Sivasspor.
Gjilani udhëton në Ferizaj për t’u përballuar me skuadrën e Arbnor Morinës, atje ku pritet të jetë një ndeshje shumë e rivalizuar deri në sekondat e fundit.
Llapi i Tahir Batatinës e pret në Podujevë, Drenicën, skuadrën e drejtuar nga Bekim Shotani.