Liverpool do të mirëpresë 10,000 tifozë në Anfield për herë të parë dhe të fundit këtë sezon kundër Crystal Palace.
Për Liverpoolin, fati i tyre është në duart e tyre teksa po kërkojnë një vend në Champions League.
Nëse ata mund të mposhtin Crystal Palace, do të kualifikohen në Champions League, një arritje e cila dukej pothuajse e pamundur vetëm pak kohë më parë.
Por, çfarëdo që të ndodhë në Anfield, ka të ngjarë të jetë një rast emocional për disa anëtarë të skuadrës së tyre.
Sipas mediave angleze, Divock Origi, Georginio Wijnaldum dhe portieri Adrian mund të largohen nga ‘Reds’ pas ndeshjes së sotme.