Paris Saint-Germainit i ka takuar derbi i madh i futbollit francez kundër Marseilles në stadiumin “Parku i Princave”.
Të besuarit e trajnerit, Mauricio Pochettino triumfuan 2:1 në derbin e javës së 32-të në Ligue 1.
Që të tre golat e këtij takimi u realizuan në fraksionin e parë të lojës.
Neymar zhbllokoi shifrat pas 12 minutave lojë, për t’i barazuar më pas Caleta në minutën e 31-të.
Avantazhin parisienëve ua riktheu Mbappe që realizoi nga penalltia në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, mysafirët realizuan edhe njëherë pesë minuta parafundit, por goli i Salibas u anulua për pozitë jashtë loje.
PSG-ja ka 74 pikë në pozitën e parë, kurse Marseillë është një vend më poshtë me 59 pikë.