Ka nisur derbi i madh shqiptar i futbollit, Tirana – Partizani.
Brenda 20 minutash, tashmë janë parë tre gola si dhe një karton i kuq, shkruan Gazeta Olle.
William kaloi Partizanin në epërsi në minutën e 2-të të ndeshjes.
Kurse, në minutën e 15-të, Bitri i Partizanit merr karton të kuq pas ndërhyrjes brenda zonës ndaj lojtarit të Tiranës.
Ndërsa nga pika e bardhë, Batha barazoi shifrat në 1-1.
I njëjti futbollist shënoi përsëri nga penalltia pak minuta më pas, për epërsinë 2-1 të Tiranës.