Granada regjistroi fitore në ndeshjen e sotme ndaj Valencias me rezultat të ngushtë, 2:1.
Ndeshja e sotme u karakterizua me tre kartonë të kuq dhe tre gola të shënuar.
Fillimisht, Jeson i Valencias u ndëshkua me të kuq në minutën e 70-të duke lënë skuadrën me dhjetë lojtarë.
Pas tre minutash, gjyqtari e ndëshkon edhe një futbollist të Valencias me të kuq – Goncalo Guedes, i cili protestoi ashpër pas një mosakordimi të goditjes së dënimit.
Kurse, në minutën e 76-të, Granada poashtu mori një karton të kuq.
Domingos Duartes ndërpreu një kundërsulm të Valencias, derisa mori të kuq nga gjyqtari.