Situata financiare e Barcelonës është dokumentuar mirë këtë verë.
Shkaku i borxheve, klubi katalunas nuk po arrin të rinovojë kontratën e Leo Messit, derisa as nuk ia dalin t’i regjistrojnë transferimet e reja.
Pavarësisht që largimi i Messit do ishte humbje, La Liga nuk konsideron ta ndihmojë Barcelonën që ta mbajë argjentinasin.
Janë tre arsye për këtë gjë. La Liga nuk dëshiron t’i ndryshojë rregullat, ata duhet të propozojnë një kontroll të ri ekonomik që pastaj të votohet nga të gjitha klubet dhe më shumë gjasa do refuzohej.
Franca dhe Italia gjithashtu kanë probleme serioze për momentin, sidomos Seria A që ka humbje me më shumë se 1 miliardë euro në rinovime.
Për këtë arsye, La Liga e ka vendosur si kusht që të jenë shumë të përgjegjshëm nga ana financiare.
Në fund, ka mospajtime dehe për Superligën Evropiane. Barcelona vazhdon t’i qëndroj besnik projektit pranë Real Madridit, derisa La Liga është kundër.
E gjithë kjo nënkupton se nëse Barcelona dëshiron ta mbajë Messin, duhet të marrë disa vendime të shpejta, ngase La Liga nuk do t’iu ndihmojë.