Kylian Mbappe ka folur për të ardhmen e tij dhe spekulimet rreth transferimit në Real Madrid.
Kylian Mbappe ka vetëm lëvdata për Liverpoolin duke thënë se ata janë një “makinë” për mënyrën si janë duke u munduar të fitojnë titullin e parë në ligë nga 1990.
Por, ai për “Bbc Sport” ka theksuar se është “100 për qind” i lumtur në kryeqytetin francez përkundër spekulimeve të vazhdueshme rreth transferimit në Real Madrid, transmeton lajmi.net.
“Ajo që është duke bërë Liverpool është e mrekullueshme. Ata janë si makinë, e kanë gjetur ritmin dhe nuk kanë pësuar asnjë humbje”, deklaroi ai. Sa i përket të ardhmes së tij, Mbappe e sheh veten në Paris.
“Tani jam në PSG dhe jam 100 për qind me klubin. Dua t’i ndihmoj klubit të rritet gjatë këtij sezoni, të fitoj shumë tituj andaj për mua nuk është mirë të flas për të ardhmen time”, u shpreh Mbappe.
“Mendoj për klubin sepse më ka ndihmuar shumë. Kam ardhur këtu si 18 vjeç. Isha talent por nuk isha super yll. Tani jam super yll falë PSG-së dhe Kombëtares franceze. Dua të qëndroj i qetë dhe i përqendruar në PSG. Pas kësaj, do të shohim. Por, tani jam i përqendruar në lojën time”, theksoi ai.