Legjenda e Brazilit, Roberto Carlos, mund t’i bashkohej skuadrës së Chelseas, por gjithçka dështoi në momentet e fundit. Ai mund t’i bashkohej ekipit londinez në vitin 2007, por në fund zgjodhi ekipin e Fenerbahces.
“Kisha dy porpozime, Fenerbahcen dhe Chelsean. Nuk u binda nga blutë e Londrës dhe në fund zgjodha të firmosja për turqit”, – tha ai për Goal.
Roberto Carlos luajti më pas 3 vite për Fenerbahçen. Ai mbetet një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit botëror. Gjuajtja e tij ishte karakteristika më e madhe e lojtarit.