Harry Kane pritet të jetë një nga emrat kryesorë të merkatos së Manchester Unitedit, me bomberin anglez që ndodhet në krye të listës së transferimeve të trajnerit të ri Erik Ten Hag, sipas raportimeve nga “Goal”.
Kane nuk po kalon një moment të mirë me klubin e Tottenham, ku edhe sezonin e kaluar ishte shumë pranë transferimit te Mançester Siti, por kjo lëvizje e bujshme u anulua në minutat e fundit nga ana e drejtuesve të “Spurs”.
Problemi kryesor i kësaj lëvizje duket të jetë trajneri Antonio Conte që e konsideron anglezin si një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës.
Kane nga ana e tij do të ishte i kënaqur me një ndryshim brenda një lige ku e ka treguar vetën, sigurisht nëse dhe kushtet e tij financiare në kontratë përmbushen plotësisht.
Mbetet për t’u parë nëse Unitedi do të arrijë që kënaqë palët e përfshira në marrëveshje me qëllimin për t’i dhuruar trajnerit holandez sulmuesin e shumëkërkuar.