Trajneri shqiptar kërcënon lojtarët se do t’i vras nëse e humbasin ndeshjen

Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa, e ka cilësuar fitore shumë të vuajtur atë ndaj Tiranës. Ai tha për “Oversport” se skuadra kishte bërë mirë por jo plotësisht, aq sa i kishte kërcënuar që të mos shpërqendroheshin.

Pas përfundimit të pjesës së parë ai ka kërcënuar lojtarët se do t ‘i vras nëse e humbasin ndeshjen.

“Që në fillim ndeshja kishte vështirësitë e saj, siç e patë. Bëmë një pjesë të parë të mirë, kishim pikat tona të referimit, por kam rezervat e mia kur ndeshja shkopi në rezultatin 2-0 dhe kishte edhe 15 minuta lojë në pjesën e parë, duhej të kishim goditur përsëri Tiranën me qarkullim, duhej të bënim golin e tretë. Pastaj ndeshjet këtë situatë kanë, erdhi problemi që mbetëm me 10 lojtarë pasi shënoi Tirana, në kundërsulmet tona duhej të kishim qenë shumë më të saktë, se përsëri futëm sulmues që të mos humbnim pikë referimi para. Kaina bëri punë të madhe dhe u lodh shumë, por duhej të kishim bërë më mirë.

Çfarë u thashë lojtarëve në pushim? U thashë ‘dijeni që nëse do të humben pikë në këtë ndeshje sot, do t’ju vras’. Kështu ju kam thënë, pyetini çfarë u ka thënë trajneri. Shpëtuan veten e vet. E keni parasysh kur rezultati është 0-2 dhe mund të humbësh ndeshjen, na ka qëlluar që kemi humbur në minuta të fundit. Problemi është që kur nuk të kuptojnë ndonjëherë, del nga vetja jote. I përgëzoj për mënyrën se si qarkulluan në disa momente topin, por u vonuan shpesh për të vertikalizuar.

Meritat i shkojnë lojtarëve se ata vrapojnë në fushë, ne jemi këtu për të na gjykuar të tjerët. Unë i pranoj të gjitha por shoh anët e mira dhe kritikat më bëjnë mirë”, tha Josa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *