Mahir Emreli ka qenë në qendër të vëmendjes prej një kohe të gjatë e Legia e Varshëvës.
Lojtari i Kombëtares së Azerbajxhanit ishte një nga blerjet prej të cilave pritej shumë te polakët, por profesionalizmi i treguar prej tij jashtë fushe nuk ka qenë aspak ai i duhuri.
Sulmuesi 24-vjeçar është akuzuar për jetë shfrenuar nëpër klubet e natës së Varshavës. Shkak për të cilin u la në shtëpi nga ish-trajneri Michnieëicz. Ky i fundit nuk e toleroi sjelljen e tij, si dhe në fjalimin e fundit përpara se të largohej nga drejtimi i skuadrës Emreli vazhdonte të mos ishte prezent në seancën stërvitore, pavarësisht se ishte ora 11:00.
Por vetë lojtari ka reaguar në lidhje me situatën e tij, e këtë herë ka vendosur të përdorë fenë për t’u justifikuar. Sulmuesi azer thekson se ai është një musliman i devotshëm dhe se fjalët e thëna në media për të janë vetëm mashtrime.
“Nuk ka lidhje me të vërtetën. Unë jam musliman, feja ime është e para. Ata shpikin sepse nuk i dinë rregullat dhe kodet muslimane. Unë kam edukimin tim, parimet, besimin e pastër që më ka rritur”, ka thënë Mahir Emreli.