TRAJNERI MË I SHTRENJTË NË HISTORINË E BUNDESLIGA! Gladbach vendos rekord

Bayern Munchen është fuqia më e madhe në futboll në Gjermani, por sidoqoftë, trajneri më i shtrenjtë i Bundesliga nuk është ai i bavarezëve. Borussia Monchengladbach ka vendosur një rekord për futbollin gjerman së fundmi, teksa ka nënshkruar me trajnerin Adi Hutter.

Drejtuesit e Gladbach kanë paguar 7.5 milionë euro për të liruar nga kontrata Hutter me Frankfurtin. Në fund të sezonit, trajneri austriak do të largohet nga Frankfurt për të marrë drejtimin e Gladbach. Nuk mbaron me kaq, pasi përveç 7.5 mln eurove, Gladbach mund të paguajë edhe 5 milionë të tjera si bonuse në bazë të ecurisë së ekipit nën drejtimin e Hutter.

Kështu, Gladbach ka vendosur një rekord duke paguar 7.5 mln euro për të nënshkruar me një trajner. Adi Hutter ka qenë fantastik deri më tani me Frankfurtin, ku ka bërë një punë të shkëlqyer. Ai do të pasojë në stol në fund të sezonit, Marco Rosen, i cili ka firmosur për Borussia Dortmund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *