Zvicra e shqiptarëve Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari, sfidën e radhës e luan kundër Portugalisë.
Zvicra dhe Portugalia do të ndeshen nesër në mbrëmje në kuadër të çerekfinales së Kupës së Botës ‘Katar 2022’.
Trajneri i skuadrës helevete, Yakin në konferencën për media, një ditë para duelit me Portugalinë e Cristiano Ronaldos, mes tjerash ka folur edhe në lidhje me Granit Xhakën. Sipas tij, tashmë s’duhet të diskutohet më ajo që ndodhi.
“Unë jam një trajner që shikoj përpara dhe nuk duhet të diskutojmë më atë që ndodhi. Ishte një lojë e veçantë, por duhet ta lëmë mënjanë këtë tani. Jemi plotësisht të fokusuar në ndeshjen e nesërme”, tha Yakin, raporton Blick.ch.
Ndeshja Zvicër-Portugali nis në orën 20:00.