Tirana u mund me rezultatin minimal 0-1 nga Crvena Zvezda. Bardheblutë ishin të pafat gjatë këtij takimi pasi shpërdoruan shumë raste të pastërta për shënim me Muçin, Cobbinah e Torassa. Në fund të ndeshjes për mediat, trajneri Ndubuisi Egbo u shpreh.
“Gjynah që nuk jemi kualifikuar sot pasi kemi pasur shumë raste për gol. Dua të falenderoj djemt për lojën e bërë pasi ne nuk ishim favorit. Nuk kemi çfarë të bëjmë kaq mund të japim brenda fushës dhe këta lojtarë kemi pasi ata të rinjtë nuk kanë mundësi të vijnë ende nga pandemia”, ka thënë Egbo.
“Ekipi ka fituar një vetbesim të lartë dhe kemi luajtur më mirë se ndaj Dinamos. Jam krenar për çunat pasi bënë një lojë mjaft të mirë sot. Jemi njerëz dhe jemi të mërzitur për rastet e humbura, u kam thënë çunave që të mos mërziten pasi rastet humben. Nuk jam i mërzitur fare pasi jeta vazhdon, por jam i kënaqur me lojën. Me kismetin e zotit mund të futemi në grupet e Europa League”.