Franco Foda është përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës.
Trajneri gjerman, Franco Foda, është prezantuar para pak çastesh nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) si trajner i ri i Kosovës.
Franco Foda fjalimin e parë si trajner i Kosovës e nisi në gjuhën shqipe. “Mirëdita”, ishte fjala përshëndetëse e tij.
“Jam falënderues për përzgjedhjen. Jam shumë mirënjohës që gjendem në Kosovë. Jam i gatshëm për sfidën, jam optimist se do t’ia dalim së bashku”, ka thënë ai.
57-vjeçarigjithashtu bëhet trajneri i parë gjerman që do të jetë në krye të Kombëtares tonë.
Foda ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare. Ai do të ketë stafin e tij, i cili do të zbulohet më vonë.
Foda bëhet trajneri i pestë që do të drejtojë “Dardanët”, pas Albert Bunjakit, Bernard Challandes, Alain Giresse dhe Primoz Gliha.