Fuat Furra e ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin e Ballkanit.
Furra e ka ushtruar pozitën e trajnerit të portierëve te Ballkani në edicionin që lamë pas
“T’iu informoj se nuk jam më pjesë e Ballkanit”, ka shkruar Furra.
Atë e ka falënderuar edhe kryetrajneri, Ismet Munishi.
“Falënderoj nga zemra Fuat Shabanin (Furra) për bashkëpunimin fantastik që patëm. Njeriun punëtor dhe me zemër të madhe. I dëshiroj suksese dhe çdo të mirë në jetë. Miqësia jonë do të vazhdoj dhe do të jetë e perjetshme”, ka shkruar Munishi.