Trajneri i Lyonit befason me shpjegim për largimin e Xherdan Shaqirit

Peter Bosz (58-vjeçar) jep arsye për transferimin e ish-futbollistit të tij, Xherdan Shaqiri, për në SHBA.

Ylli i Kombëtares së Zvicrës nuk erdhi në Lyon në formë të mirë.

Një marrëdhënie që nuk funksionoi kurrë mes trajnerit të Lyonit, Peter Bosz dhe Xherdan Shaqirit.

Pas gjysmë viti në Francë, Shaqiri, është larguar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkatësisht në Chicago Fire.

“Koha e Xherdan Shaqirit në Olympique Lyon ka hyrë në histori që nga e mërkura: 16 ndeshje, dy gola dhe tre asistime – ky është bilanci pas gjysmë sezoni. Një ditë pas prezantimit të Shaqirit në klubin e tij të ri Chicago Fire, trajneri i Lyonit, Peter Bosz, shpjegon arsyet e largimit të shpejtë të zviceranit”, shkruan media e njohur zvicerane “Blick”.

“Ne përdorëm Shaqin në krahun e djathtë në fillim të sezonit. Duke qenë se ne nuk ishim aq dominues, ai duhej të mbulonte, sulmonte dhe mbronte shumë hapësirë. Dhe nuk mendoj se ai ishte i aftë për këtë. Ai në fakt është një dhjetësh…”, tha holandezi në një konferencë për shtyp.

“Një numër lojtarësh mund të luajnë këtu në dhjetëshen: Houssem Aouar, Lucas Paqueta, Romain Favre”, ka vazhduar Bosz. Shkurt: Nuk kishte vend për Shaqirin.

Kur mbërriti Shaqiri konsiderohej ende si transferimi i dëshiruar i 58-vjeçarit. Megjithatë, ai “nuk ishte në formën e tij më të mirë në fillim”, thotë Bosz.

‘Unë e doja atë. Shaqiri është një lojtar shumë i mirë dhe ai gjithashtu ka luajtur shumë në krah në Liverpool.

Por anësorët janë shumë lart atje, kështu që ai mund të përdorte cilësitë e tij më mirë. Por për fat të keq nuk jemi aq të fortë. Menduam se do të luanim ndryshe”, shpjegon ai keqkuptimin me Shaqirin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *