Trajneri i Lituanisë gjen fajtorin e humbjes nga Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-0 Lituaninë në ndeshjen miqësore të zhvilluar të mërkurën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje ishte një test për të dy skuadrat para ndeshjeve të vlefshme për kualifikim për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Strategu i kombëtares lituaneze Valdas Urbonas, i cili mori pjesë në konferencën për shtyp pas ndeshjes, siguroi se rezultati nuk ishte i kënaqshëm, por e pranoi atë si një fazë të përgatitjes për ndeshjen e së dielës në Zvicër.

Ai deklaroi se Kosova ishte një kundërshtar i fortë dhe shtoi se në këtë disfatë ka ndikuar shumë mungesa e lojtarëve kryesor të kësaj skuadre.

“Është një rezultat i hidhur, natyrisht, ishte një ndeshje kontrolli, përgatitje për kualifikimet e Kupës së Botës të dielën. Ne u takuam me një kundërshtar të fortë dhe e kemi ndjerë humbjen, mungesa e lojtarëve kryesorë, veçanërisht mesfushorët, ishte një faktor i rëndësishëm.”, tha Urbonas.

“Një tjetër gjë është se cilësia e lojës nuk ishte e keqe, ne krijuam situata të mira, thjesht çalojmë në realizim. Kur nuk shënoni një shans të tillë në një ndeshje të tillë, rezultati përfundimtar reflektohet dhe ai rezultat është negativ.”, tha në fund ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *