Trajneri i larguar nga Feronikeli: Ne klub ndodhi rrahje e përgjakshme, me ardhjen e Duros kemi dhunë psikike dhe fizike!

Klubi i Feronikelit është përballur me probleme të shumta ditëve të fundit.

Krahas rezultanteve jo të mira, duket se në klub po mungon edhe harmonia që ka qenë dikur.

Së fundmi nga klubi janë larguar trajnerët që kanë kontribuar me vite te klub, Ramiz Dervishi dhe Avni Hasani.

Në një prononcim ekskluziv për Zeri.info, Hasani që te klubi nga Drenasi ka punuar si trajner i portierëve, ka folur rreth largimit të tij.

Për largimin e tyre kanë reaguar edhe tifo-grupi “Tigrat e Zi” të cilët janë shprehur të indinjuar me këtë fakt.

“Me gjithë respektin për “Tigrat e Zi” dhe të gjithë qytetarët e Drenasit, dua ta sqaroj opinionin se unë jam larguar nga klubi para ndeshjes me Drenicën. E gjitha ndodhi për faktin se lojtari Bedri Greca e ka rrahuar duke e gjakosur dhe shkaktuar lëndime të rënda trupore mirëmbajtësit të stadiumit. Nuk ka qenë aspak akterë në rrahje, vetëm se kam ndarë dhimtë me personin e rrahur. Më pas, trajneri Klodian Duro nëpërmjet gazetarit të klubit më ka njoftuar se unë nuk jam pjesë e klubit. Në vend se të dënohet Greca, u dënova unë, pa arsye. Me ardhjen e trajnerit Duro, është shtuar në klub dhuna psikike, por së fundmi edhe ajo fizike. Me një trajner si Duro i cili është nën çdo nivel nga ana profesionale ai ka edhe luhatje psikike. Mund të them me bindje të plot se tash e tetë vite, kurrë te Feronikeli nuk ka punuar një njeri i tillë si Duro. Në ditët mund të zbulojë edhe më shumë”, ka thënë Avni Hasani.

“Nëse fenerët, dritat janë që të përdoren natën, në Drenas duhet të përdoren ditën sepse në çdo moment mund të biesh në gropë”, shtoi Avni Hasani.

Kujtojmë se Zeri.info për çështjen në fjalë ka tentuar që të bisedojë edhe me Duron, por telefoni i tij nuk ka qenë i qasshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *