Trajneri i Kosovës prezent në takimin Francë – Marok, shihet afër presidentit francez

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse po e përcjell nga stadiumi ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Botës mes Francës dhe Marokut në Katar.

Giresse është parë në disa pamje afër presidentit të Francës, Emanuel Macron dhe kreut të FIFA-s, Gianni Infantino.

Franca dhe Maroku po përballen në stadiumin “Al Bayt” në Katar në gjysmëfinalen e dytë të Botërorit.

Momentalisht, kur kanë kaluar 15 minuta lojë, Franca është në avantazh 1:0.

Golin për “Gjelat” e realizoi Hernandez në minutën e pestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *