Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi ka rezultuar pozitiv në testimin për COVID-19, konfirmoi gruaja e teknikut.
Klubi lëshoi një deklaratë duke bërë të qartë se një anëtar i stafit doli pozitiv për COVID-19 pas një testi privat, të marrë nga disa anëtarë të njësisë së familjes së tij.
Gruaja e Inzaghi, Gaia Lucariello, më pas konfirmoi përmes Instagramit se e gjithë familja së saj rezultoi pozitivë për koronavirus.
“Përshëndetje për të gjithë”, shkroi ajo.
“Ne donim t’ju bënim me dije se fatkeqësisht e gjithë familja jonë doli pozitive për koronavirus. Ndihemi mirë dhe jemi në izolim, sipas protokollit. Përqafime”, shtoi ajo.