Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka patur liri të plotë nga klubi në merkato, por sërish drejtoi gishtat e përgjegjësisë drejt presidencës pas humbjes në Europa League.
Presidenti Steven Zhang u takua me teknikun dhe vendosi t’i besojë sërish, pavarësisht zhgënjimit që ka.
Numri një i klubi nuk ka probleme vetëm me të si trajner, por dhe si njeri. Conte nga krahu tjetër nuk ndalet me kërkesat e tij dhe së fundmi ka nxjerrë në shitje Christian Eriksen.
Ai dëshiron që të largojë menjëherë danezin që të mbushë arkën e klubit.
Lojtari nuk ka patur shumë hapësira në skuadrën zikaltër dhe nuk ka fituar kurrë besimin e numrit një të klubit.
Disa agjentë po punojnë me lojtarin për ta propozuar sërish në Premier League. Italianët mund të grumbullojnë 50 milionë euro nga shitja e tij.