Prishtina është mposhtur nga Ferencvaros në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Kryeqytetasit u mposhtën me rezultat të pastër 3:0.
Trajneri i Ferencvaros, Peter Stoger, ka folur pas ndeshjes:
“Mesiguri se jam i kënaqur me fitoren. E vërtet që kishim dy pjesë të ndryshme të lojës. Përballë kishim një kundërshtar të mirë, që vraponte mjaft shumë, e organizuar mbrapa dhe na krijoi edhe rast, sidomos në pjesën e parë”.
“Në pjesën e parë u treguam të mangët në kontaktet e afërta, ndërsa padyshim që në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë, sidomos rritëm shpejtësinë e lojës që mungoi në pjesën e parë dhe na dha rezultat”, tha ndër të tjera trajneri austriak i Ferencvarosh.