Trajneri i Dinamos Zagrebit, Sergej Jakiroviq, humbjen ndaj Ballkanit e ka cilësuar si më të vështirën në karrierë.
Ballkani ka shënuar fitore në “Fadil Vokrri” me rezultat bindës 2:0.
Jakiroviq pas ndeshjes i ka kërkuar falje edhe Kroacisë për rezultatin.
“Një humbje e merituar. I kërkoj falje të gjithë Kroacisë dhe tifozëve. Marr përgjegjësinë. Ne patëm atë që kishim, u përpoqëm të përfitonim maksimumin prej saj. Ata ishin shumë më të mirë se ne. Ajo që doja të bënim, ata na kanë bërë neve. Kjo është humbja më e vështirë për mua në karrierë. Duhet ta pranoj këtë. Të shohim se çfarë do të sjellë e nesërmja”, tha Jakiroviq. “Edhe ne donim të fitonim, por ndoshta nuk mjaftoi vetëm dëshira. Kjo do të thotë, qartësisht nuk ishte e mjaftueshme”.
Me një humbje e një fitore tani Ballkani ngritët në pozitën e dytë, mbrapa vetëm Viktoria Plezen, derisa Dinamo është në vendin e tretë.