Trajneri i Bayernit: Është ende herët ta krahasoni Haalandin me Lewandowskin

Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick, beson se Borussia Dortmund është me fat që e ka një yll si Erling Haaland në skuadër, mirëpo thotë se është ende herët të krahasohet norvegjezi me Robert Lewandowskin.

Erlign Haaland ka qenë në superformë që nga transferimi i tij në Borussia Dortmund gjatë afatit kalimtar të janarit, duke e vazhduar karrierën me të njëjtin hap si në Salzburg, ku kishte luajtur gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, transmeton GE.

19-vjeçari i ka shënuar dhjetë gola në po aq paraqitje në tij në Bundesligë, duke i ndihmuar kështu Dortmundit të qëndrojë relevant në garën për titullin e këtij sezoni.

Skuadra e Lucien Favre ka vetëm katër pikë më pak sesa lideri Bayern Munichu, ndërsa shpreson që këtë dallim ta zvogëlojë më shumë gjatë takimit të sotshëm në Signal Iduna Park mes dy skuadrave.

Kjo ndeshje po pritet me entuziazëm nga tifozët e futbollit, të cikët po i krahasojnë lojtarët e dy skuadrave mes vete, përfshirë këtu edhe sulmuesit Erling Haaland dhe Robert Lewandowski.

“Ky është sezoni i parë i Haalandit, kështu që është ende shumë herët ta krahasohet atë me Robertin”, ka thënë Flick, para ndeshjes.

“Roberti ka qenë gjithmonë në nivel të klasit botëror në vitet e fundit, por Haalandi është shumë i talentuar. Ai është një lojtar i ri dhe është shumë i mirë para portës. Ai thjesht dëshiron të shënojë”.

“Ai ka një dinamikë brilante. Është lakmitar, është i madh, por në të njëjtën kohë është edhe i shpejtë. Por, ne nuk duhet të kujdesemi vetëm për të gjatë ndeshjes”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *