Baseli e ka humbur ndeshjen e shtatë sezonale dhe për këtë trajneri i klubit zviceran ka kritikuar ashpër futbollistin kosovar, Edon Zhegrova.
Një gabim fatal i Zhegrovës për të shënuar në ndeshjen ndaj Zurichut duket se e ka nervozuar trajnerin Ciriaco Sforza.
“Nëse kundërshtari gabon, atëherë duhet ta shfrytëzosh rastin, të duhet një instinkt vrasës”, fillon kritika e trajnerit të Baselit ndaj Zhegrovës.
“Ju mund të gaboni kështu kur jeni duke fituar 5:0, por jo në këtë rast si tani Kjo më zemëron”, tregon ai.
I pyetur se a nuk ishte i gatshëm për lojë Edoni, Sforza u përgjigj: “Duhet ta pyesni atë”.