Manchester City dha leksioni sesi duhet të mposhtet kjo skuadër e Real Madridit të mërkurën mbrëma, dhe trajneri i Barcelonës Quique Setien ishte i pranishëm në Santiago Bernabeu për ta parë me sytë e vet.
Setien ishte i pranishëm në tribuna në Bernabeu për ta parë nga afër Real Madridin në duel me Manchester City në Ligën e Kampionëve, në prag të El Clasicos, transmeton GE.
Ai shoqërohej në tribunë nga ndihmësi i vet, Eder Sarabia, para takimit të së dielës, i cili mund të jetë vendimtar në luftë për titull në La Liga.
Ai mund ta ketë vërejtur suksesin e skuadrës së Pep Guardiolës gjatë sulmeve ndaj mbrojtës së Real Madridit por edhe kërcënimin që mund ta përbëjë Vinicius Junior.
Barça futet në takimin e së dielës si lidere e ligës, me dy pikë më shumë se skuadra e Zinedine Zidane.