Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka thënë se nuk do t’i vërë faj vetes nëse skuadra e tij dështon ta fitojë La Ligë, por do ta lavdërojë Real Madridin për fitimin e saj.
Kur Setien e mori drejtimin e Barçës, katalonasit ishin në krye të renditjes në La Liga na janar, por tani ngelin prapa rivalit dhe liderit të ri, Real Madridit, i cili është buzë triumfit qysh në ndeshjen e ardhshme.
Ai, megjithatë, e pranoi se një pjesë e fajit do t’i takojë atij, por nënvizoi se Real Madridi i Zinedine Zidane meriton lëvdata për ecurinë mbresëlënëse prej nëntë fitoreve radhazi.
“Unë e marr pjesën e përgjegjësisë që më takon për këtë, por jo të gjithën. Besoj se njerëzit nguten kur i fajësojnë trajnerët”, tha Setien.
“Nuk mendoj se ne luajtëm keq duke barazuar në tri ndeshje. Do t’i thurja më shumë lavde Real Madridit që e ka fituar çdo ndeshje që prej rifillimit të ligës”, shtoi ai./GE/