Pas një videoje e cila tronditëse të publikuar në Spanjë, ku shihet ndihmës trajneri i Barcelonës,
Eder Sarabia, të fyente lojtarët e ekipit gjatë “El Classic”, trajneri i parë, Kike Setien, u kërkoi falje lojtarëve të skuadrës katalanase.
Sarabia kritikoi Grizmmannin dhe Messin duke biseduar me trajnerët e tjerë gjatë ndeshjes, por kamerat që regjistruan bisedën,
përmes një lexuesi të buzëve u zbuluan se për çfarë po fliste.
Pasi u shfaq videoja, Kike Setien u kërkoi falje lojtarëve dhe publikut.
“Unë kam biseduar me të, dhe ai është i shqetësuar. Ne nuk na intereson kjo situatë, është diçka që duhet të rregullojmë.
Sarabia po përpiqet të gjejë një zgjidhje. Tashmë kemi kërkuar falje, dhe veçanërisht unë, sepse në fund të fundit është faji im.
Më duhet të kontrolloj gjëra të tilla. Kjo situatë më goditi shumë. Ishte diçka që më shqetësoi shumë.
Ata mund të na kritikojnë për bërjen e ndryshimeve të gabuara dhe për mos bërjen e lëvizjeve të mira, por jo për sjelljen tonë”, ka thënë Setien.