Kroacia dhe Argjentina do të luajnë nesër në orën 20:00 në gjysmëfinale të Botërorit. Sipas shumëkujt, Argjentina është një favorit i lehtë dhe shumë e presin Lionel Messin në finalen e Kupës së Botës. Trajneri argjentinas, Lionel Scaloni, në konferencën për shtyp ka folur për ndeshjen ndaj Kroacisë dhe ka komentuar fitoren e tyre në kohën shtesë.
Scaloni i kushtoi vëmendje të veçantë kapitenit kroat Luka Modric: “Është kënaqësi të shikosh Modric. Ai është idhull për shumë njerëz. Jo vetëm për talentin e tij, por edhe për mënyrën se si sillet. Unë e dua Lewandowskin, e dua Modricin. Nëse ju pëlqen futbolli, ju pëlqejnë lojtarë të tillë.”
Ai shtoi edhe për Kroacinë: “Ne i kemi analizuar ndeshjet. Si veten ashtu edhe të tjerët. Kroacia ka lojtarë të mëdhenj dhe ua ka vështirësuar shumë njerëzve jetën. Nuk do të flas për pikat e mira dhe të dobëta të lojtarëve të tyre”, përfundoi ai.