Pas 120 minutash lojë, gjiganti qipriot, APOEL Nicosia është kualifikuar në rundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve përballë Gjilanit.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet i ka takuar skuadrës qipriote me rezultat të pastër, 0:2.
Pas fitores së sontme, trajneri i APOEL-it, Marinos Ouzounidis tha se skuadra e tij e donte vetëm kualifikimin sonte.
“Kishim nevojë për kualifikimin, por mënyra se si do ta bënim këtë do të ishte sekondare. Ajo që është e sigurtë është se ne mund ta mbyllnim ndeshjen më herët”, ka thënë trajneri nga Greqia.
“Kishim edhe mungesa, por e mira është që kemi fituar sonte. Kishim frikë se ndeshja mund të shkonte më keq, pas humbjes së penalltisë, por djelmoshat treguan seriozitet dhe gjithçka shkoi mirë”, tregoi Marinos.
Me këtë fitore, APOEL-i kalon në rundin e dytë eliminator të Ligës së Evropës, kurse Gjilani eliminohet nga garat evropiane.