Trajnerët e Serie A votojnë cila skuadër del kampione dhe cili do të jetë lojtari më i mirë

Sipas shumicës së trajnerëve aktualë në Itali, Interi i AntonioCKontes është kandidati kryesor për të fituar trofeun në fund të sezonit. Edhe pse zikaltrit janë në vendin e dytë me 1 pikë më pak se Milani, ata shihen si favorit.

“Ital Press” pyeti pjesën më të madhe të teknikëve në Serie A(jo të gjithë) duke i kërkuar atyre të votonin për skuadrën surprizë, lojtarin më të mirë dhe skuadrën kampione. 13 trajnerë midis tyre edhe Stefano Pioli shohin Interin si fitues, Juventusi ka marrë vetëm 1 votë aq sa dhe Milani. 3 trajnerë nuk kanë pranuar për të parashikuar një fitues në fund të sezonit.

Skuadra surprizë është votuar, ajo kuqezi e cila ka marrë pesë vota. Ndërkohë si lojtari më i mirë nuk ka asnjë favorit pasi emrat kanë qenë të ndryshëm. Bie në sy mungesa e dy trajnerë, Antonio Conte të Interit dhe atij të Juventusit të cilët nuk ishin në listën e publikuar nga “Ital Press”.

Një sondazh që kënaq pa dyshim tifozët zikaltër të cilët pas eliminimit nga Championsi mund të shpresojnë për fitimin e kampionatit i cili mungon prej një dekade në skuadrën zikaltër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *