Skuadra e Lirisë nuk e ka nisur aspak mirë edicionin pranveror në Ligën e Parë, pasi u mposht 1:0 në ndeshjen e parë në udhëtim te KEK-u.
Në këtë takim, ekipi i drejtuar nga Skënder Shëngyli kishte disa mungesa në formacion, disa nga lëndimet e disa me prej gripeve sezonale, shkruan Gazeta Olle.
E në ndeshjen e radhës, të dielën që Liria do ta ketë ndaj Ulpianës, skuadra prizrenase pritet të ketë përsëri probleme me mungesa.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i skuadrës, Shëngyli pas stërvitjes së sotme.
“Gjatë gjithë kohës jemi duke punuar, por edhe në ditët në vazhdim do të punojmë në sanimin e defekteve. Ende kemi problem me gripin, por shumica janë shëruar. Deri në fund javë pres një mobilizim të shtuar dhe të arrijmë tre pikët, ngase synimi ynë i vetëm është ai’, ka thënë Skender Shengyli, pas stërvitjes të mërkuren, për faqen zyrtare të klubit të Lirisë.