Tragjedi e rëndë: Futbollisti humb jetën në një ndeshje të organizuar për vëllain e tij të ndjerë

Një tragjedi e rëndë e ka goditur sportin italian dhe jo vetëm.

Giuseppe Perino, lojtari italian ka humbur jetën dje në një ndeshje të organizuar për vëllain e tij të ndjerë.

Perino vëllain e kishte humbur tri vjet më parë pas një aksidenti me biçikletë.

Sipas raportimeve të para në mediat apenine, Perino vdiq pas një sulmi në zemër në Podomarin afër qytetit të Napolit.

Perino si futbollist ka luajtur në pozitën e mesfushorit dhe në karrierën e tij ai luajti edhe për grupmoshat e reja të Parmës.

Gjatë kësaj ndeshje, Perino u rrëzua dhe ekipi mjekësor intervenoi shpejt, por pa sukses për 29-vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *