“Tradhëti, spanjollët i kthejnë shpinën Serbisë”: Mediumi serb reagon ashpër pasi Qeveria e Spanjës dha leje për ndeshjen Spanjë – Kosovë

Qeveria spanjolle ka dhënë leje që të zhvillohet ndeshja eliminatore për Botërorin “Katar 2022” mes Spanjës dhe Kosovës në Spanjë, raporton “Sport”.

Federata spanjolle e futbollit ka caktuar stadiumin e Sevillës “Ramon Sanchez Pizjuan” si lokacion ku do të luhet kjo ndeshje.

Ndeshja në fjalë do të luhet më 31 mars, derisa vendimi i qeverisë spanjolle ka shuar spekulimet se shteti iberik do ta mirëpresë Kosovën në një terren neutral.

Pas kësaj, mediumi serb “Skandalozno.net” ka reaguar ashpër duke shkruar:

“Tradhëti! Spanjollët i kthyen shpinën Serbisë. Qeveria lejon ndeshjen kundër shtetit të rremë të Kosovës”.

Ndryshe, në grupin B, Kosova do të përballet me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. /Zeri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *