Kanë përfunduar dy takimet e sotme në IPKO Superligë.
Në Drenas, Gjilani ka arritur fitore të madhe si mysafire e Feronikelit, me rezultatin 2:0, shkruan Olle.
Plaku dhe Useini ishin shënuesit e Gjilanit në këtë takim, gjithnjë falë gabimeve të portierit të Feronikelit, Denis Troshupa, i cili në dy raste gaboi rëndë.
Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani tha se nga ardhja e tij në këtë skuadër, ky ka qenë takimi më i dobtë.
“Kjo është ndeshja më e dobtë që prej ardhjes time këtu, dy gabime të portierit na ndëshkuan mjaft shumë, por gjëra që mund të ndodhin”, tha fillimisht Toki për SSK.
“Unë iu uroj fitoren Gjilanit pasi shënuan falë përvojës së tyre”.
Zëvendësimi i portierit? “Troshupën e largova nga loja sepse deshta ta qetësojë, sepse nuk deshta që ai të hy në stresë pas dy gabimeve, pra qëllimi i zëvendësimit të tij ishte vetëm qetësimi”, përfundoj Tovërlani.
Gjilani vazhdon të jetë -4 ndaj liderit, panvarsisht fitores së sotme.
Kurse, Feronikeli mbetet në pozitën e pestë dhe pa gjasa për të dalje në Evropë.