Tovërlani: Munishi ka të drejtë nëse thotë se në këto dy ndeshje Dritën e ndihmuan referët, kam edhe një këshillë për të

Afrim Tovërlani ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”.

Ai aty së bashku me panelistët e tjerë diskutuan rreth Superligës dhe divizioneve të tjera të futbollit kosovar.

Toki nuk kishte si të mos fliste në momentet kur Munishi u inkuadrua në lidhje telefonike, duke folur rreth tij dhe asaj që po ndodhë e madje duke i dhënë edhe një këshill.

“Atë qka e tha Ismeti unë mendoj se mirë e ka pasi që gjyqtari ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultat në dy ndeshje të Dritës, si në takimet Llapi – Drita, por edhe Drita – Feronikeli… nëse në këto po alaudon Ismeti është e vërtetë se dy herë janë dëmtuar kundërshtarët e Dritës”

“Unë e kam një këshill për kolegun tim që jam pak më i vjetër se aj dhe e kam kaluar fruthin, ai duhet të merret me ekipën e vet pasi ka potencial që edhe referët t’i mposhtë, të koncentrohet tek puna e tij pasi që ka potencial dhe të gjitha predispozitat për të luftuar dhe për të dalur kampion”

“Ismeti duhet të koncentrohet në punën me skuadrën e vet dhe jo të merret me gjërat e tjera, ai nuk duhet të hargjoj energji për këto gjëra pasi duhet strukturat e tjera të klubit të merren me këto gjëra”

“Në ndeshjen me Dritën dhe me Prishtinën sipas mendimit tim personal gjyqtari nuk i ka dëmtuar, në të dy këto ndeshje Ballkani prodhoi pak dhe nuk ishte ajo skuadër që e shohim çdo herë”

“Problemi kryesor i Ismetit është… koncentrohu dhe merru me skuadrën tënde dhe jo me gjërat e tjera, pasi më mirë ta qetë”- përfundoi Tovërlani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *