Kryetrajneri i Feronikelit, Afrim Toverlani për faqën zyrtare të klubit tha se kemi punuar shumë për ta mbajtur formën e mirë në ekip.
“Ndeshja me Dukagjinin është sfida e radhës për ne, kundershtarin duhet ta respektojmë dhe në fushë le të fitojë ekipi më i mirë. Në stërvitje gjithçka është në rregull, të shohim si do të shkoj ndeshja”, tha Toverlani.
Takimi zhvillohet nesër nga ora 17:00 në stadiumin,”18 Qershori” në Klinë.