Tottenham Hotspuri e ka demoluar Manchester Unitedin në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier, pasi ka fituar 6-1 në Old Trafford.
Pjesa e parë ka qenë tragjike për Djajtë e Kuq që kanë pranuar plotë katër gola në 45 minutat e parë.
Unitedi ishte i pari që kaloi në epërsi me anë të Bruno Fernandes që shënoi nga penalltia qysh në minutën e dytë.
Por, vetëm dy minuta më vonë, Tanguy Ndombele i barazoi shifrat në 1-1.
Vendasit më pas mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Anthony Martial u përjashtua nga loja në minutën e 28-të me karton të kuq.
Më pas filloi dominimi total i Spurs, që e shënuan edhe golin e tretë me anë të Harry Kanes që realizoi në minutën e 31-të.
Gjashtë minuta më vonë, Son e shënoi edhe golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për Tottenhamin, për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me tri gola epërsi.
45 minutëshi i dytë ishte i njëjti me atë të parin, pasi Unitedi pranoi edhe dy gola të tjerë.
Ishte Serge Aurier që shënoi për 5-1 në minutën e 51-të me një asistim të Pierre-Emile Hojbjerg.
Gjërat u vështirësua për skuadrën që drejtohet nga Ole Gunnar Solskjaer, shkaku që Paul Pogba shkaktoi penallti në minutën e 77-të, ndërsa atë në gol e konvertoi Kane (79’), që ishte goli i tij i dytë në ndeshje.
Pas javës së katërt, Tottenhami gjendet në vendin e pestë me shtatë pikë, ndërsa Unitedi në të 16-in me tri sosh.
Në xhiron e pestë, Manchesteri takohet me Newcaslte United, gjersa Tottenhami e pret West Hamin