Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sotme të Premier Ligës angleze, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Goodison Park”, Newcastle United e ka mposhtur 4:1 si mysafire Evertonin.
Golat për Newcastle i shënuan Callum Wilson (minuta e 28’ dhe 75’), Joelinton (minuta e 72’), dhe Jacob Murphy (minuta e 81’).
Fitore sot regjistroi edhe skuadra e Bournemouthit, e cila e mposhti si mysafire Southamptonin me rezultat minimal 1:0.
Ndërkaq, derbin mes Tottenhamit dhe Manchester United nuk e fitoi askush. Të dy skuadrat ndanë pikët pasi barazuan 2:2.
Golat për vendasit i shënuan Pedro Porro (minuta e 56’) dhe Heung-Min Son (minuta e 79’), kurse te United golashënues ishin Marcus Rashford (minuta e 44’) dhe Jadon Sancho (minuta e 7’).
Rezultatet finale:
Everton 1:4 Newcastle United
Southampton 0:1 Bournemouth
Tottenham 2:2 Manchester United