Ish-trajneri i Bayern Munichut, Julian Nagelsmann, nuk do të jetë trajneri i ardhshëm i Tottenham, bën të ditur “BBC Sport”.
Tottenhami, që renditet i gjashti në Premier Ligë, ka qenë pa një trajner të përhershëm që kur Antonio Conte u shkarkua në muajin mars.
Nagelsmann, i cili u shkarkua nga kampioni i Bundesligës, Bayern Munichu në muajin mars, është lidhur vazhdimisht me pozitën e trajnerit te Tottenhami.
Megjithatë, nuk ka pasur bisedime dhe bëhet e ditur se Tottenhami nuk po e konsideron atë për rolin e trajnerit.