Tottenham Hotspur njoftoi zyrtarisht këtë të diel për largimin e Antonio Contes.
Sipas njoftimit të lëshuar nga klubi, ndërprerja e bashkëpunimit është bërë me marrëveshje të dyanshme.
Klubi londinez gjithashtu konfirmoi emrat e atyre që do të udhëheqin skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.
“Cristian Stellini do të marrë skuadrën si Ushtrues i Detyrës së Trajnerit për pjesën e mbetur të sezonit, së bashku me Ryan Mason si ndihmës trajner”, thuhet në njoftim.
Club announcement.
— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) March 26, 2023