Tottenhami ka arkëtuar tri pikë të reja në Premier Ligës duke e mposhtur skuadrën e Leeds United në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 14-të të kampionatit anglez.
“Spursat” u gjetën në disavantazh pas 44 minutave lojë pas golit të shënuar nga James, por ata reaguan mirë ne pjesën e dytë dhe ia dolën që ta përmbysin rezultatin.
Fillimisht rezultatin e barazoi Hojbjerg në minutën e 58’ dhe pasta për fitoren e Tottenhamit u përkujdes Reguilon më golin e tij të shënuar në minutën e 69’ të ndeshjes.
Skuadra e Antonio Contes është në vendin e shtatë me 19 pikë pas 12 ndeshjeve.