Skuadra e Tottenhamit ka shënuar fitore 2-1 në shtëpi ndaj Southamptonit në xhiron 33-të në Premierligë.
Trajneri i ri i Spurs, Ryan Mason e nis me fitore.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi më golin e shënuar nga, Ings në minutën e 30’të.
Ekipi londinez arriti që të rikthehej në lojë me golin e shënuar nga Gareth Bale në minutën e 60’të.
WHAT A GOAL FROM GARETH BALE!! #TOTSOU pic.twitter.com/Wea5r8L0jh
— ً (@Asensii20) April 21, 2021
Golin e fitores e shënoi sulmuesi korean, Son-Heung-Min në minutën e 89’të nga pika e bardhë e penalltisë.
#TOTSOU
Tottenham 2-1 Southampton | GOAL! Son ?pic.twitter.com/TBqBi4afXq— Fast Gooal90 (@ID24Hd) April 21, 2021
Me fitore Tottenham ngritët në pozitën e gjashtë me 53 pikë, aq sa ka Liverpooli (me një ndeshje më pak).