Tottenham dëshiron të rrëmbejë në skuadër sulmuesin Paulo Dybala. Argjentinasi nuk është titullar fikse tek ekipi i tij i Juventusit, prandaj dhe mundësia e largimit mbetet reale.
Ekipi anglez është gati të paguajë një shifër prej 64 milionë euro për shërbimet e sulmuesit Paulo Dybala. Ky i fundit mund të largohet, pasi rinovimi nuk po vjen dhe nga krahu tjetër drejtuesit nuk e konsiderojnë të pashitshëm.
Trajneri Andrea Pirlo e konsideron Dybalanë si zgjedhje të tretë pas Ronaldos dhe Moratës. Ai preferon të luajë me portugezin dhe sulmuesin spanjoll në skuadër.