Tottenham ka arritur fitore të rëndësishme ndaj Arsenalit.
‘Spurs’ me golead 3:0 arritën të mposhtin Arsenalin , kështu duke vazhduar edhe më tej garën për titull.
Gjatë gjithë takimit vendasit zhvilluan ndeshje me të mirë.
Ishte minuta e 22` kur Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe e çoi në epërsi ekipin e tij.
Në minutën e 33` pas përjashtimit të Holding me kartonin e dytë të verdhë, Arsenali mbeti me 10 lojtarë në fushë.
Po rridhte minuta e 37` kur Kane shënoi serish për Tottenham, kështu duke e dyfishuar epërsinë.
Pjesa e parë u mbyll me fitore 2:0 të vendasve.
Pjesa e dytë filloi më mirë për ekipin e Antonio Conte, pas vetëm dy minutash shënoi Heung-Min Son golin e tretë në ‘Tottenham Stadium’.
Pas këtij goli ekipi vendas kishin edhe mundësi të tjera, por në vend ishte portieri i Arsenal Ramsdale.
Në anën tjetër Arsenal nuk u treguan të aftë të shënonin në portën e Hugo LLoris.
Më këtë fitore, Tottenham i afrohet Arsenalit me vetëm një pikë në vendin e pestë, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në përfundimin e sezonit në Premier Ligë.
Mbetet të shihet se cili nga këto dy ekipe do të kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve./