Tottenham – Man Utd, sonte luhet finalja e madhe e Ligës së Evropës

Sot (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar finalja e madhe e Ligës së Evropës, ku dy klubet angleze, Tottenham Hotspur dhe Manchester United do të luftojnë për trofeun e lakmuar.

Spurs dhe Djajtë e Kuq do të luftojnë për trofeun e garës së dytë elitare të klubeve evropiane, trofe i cili gjithashtu do t’ua sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm pasi sezonit skandaloz të dy skuadrave në Ligën Premier.

Kjo përballje krejtësisht angleze është paraparë të zhvillohet në stadiumin San Mames të Bilbaos në Spanjë, me fillim nga ora 21:00.

Deri te finalja, Tottenhami erdhi pasi mposhti Bodo/Glimt në gjysmëfinale dhe Eintracht Frankfurt në çerekfinale, teksa Unitedi pati ndeshje më të vështirë, duke fituar ndaj Athletic Bilbao në gjysmëfinale dhe Lyonit në çerekfinale.

Në gjashtë ndeshjet e fundit mes tyre, Spurs kanë rekord shumë më të mirë me katër fitore dhe dy barazime, teksa Unitedi nuk e ka shijuar triumfin.

Fitorja e fundit e Djajve të Kuq ndaj Spurs daton gati tri vite më parë, pasi erdhi në tetorin e vitit 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *